Alves: Kjo skuadër nuk do ta fitojë Premierligën

Dani Alves ka thënë se Arsenalit i mungon eksperienca për të fituar tituj.

Sport

14/02/2016 09:30

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, mendon se mungesa e përvojës në skuadër, është arsyeja pse Arsenali s’mund ta fitojë Premierligën.

“Në Premierligë ata fillojnë mirë, por nuk ia dalin që ta mbajnë atë nivel dhe të fitojnë tituj. Luajnë mjaft mirë me topin dhe janë të organizuar taktikisht, mirëpo nuk ka një përzierje mes lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë”, u shpreh braziliani.

“Duke qenë ekip i ri në moshë, atyre shpeshherë u mungon maturia dhe përvoja që duhet për ta çuar deri në fund”, shtoi Alves, përcjell Lajmi.net.