Alves: Dua që Atletico ta fitojë Championsin

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, do të jetë tifoz i Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/05/2016 19:13

Dani Alves dëshiron që Atletico Madrid ta fitojë Ligën e Kampionëve për këtë edicion, përcjell Lajmi.net nga Marca.

Braziliani ka thënë se “Los Colchoneros” e meritojnë këtë trofe, për shkak të punës së madhe që e kanë bërë.

“Unë dua që Atletico të fitojë. Por jo sepse dua që Reali të humbë. Natyrisht, do të më pëlqente që Reali të mos fitojë. Por dua që Atletico të jetë fitues, pasi është një rival që ka punuar shumë. E meriton një titull të këtij niveli”, deklaroi Alves.