Alves drejt Liverpoolit

E ardhmja e Dani Alvesit mund të jetë në Premierligë. Mbrojtësi brazilian i cili do të largohet nga Barcelona, kërkohet nga Liverpool.

Sport

03/08/2014 15:37

Nuk është sekret se Luis Enrique nuk e dëshiron Dani Alvesin në skuadrën e tij të Barcelonës për sezonin e ri. Andaj, mbrojtësi brazilian është në kërkim të një ekipi të ri.

Dhe, sipas portalit “CaughtOffside.com”, Alves mund të vazhdojë karrierën në Premierligë ku Liverpool është i interesuar për shërbimet e tij.

Alves do të takohet me drejtuesit e Barcelonës të hënën për të sqaruar detajet e fundit para largimit të tij nga Camp Nou.

Së fundmi, ish ylli i Sevillas është përmendur edhe si objektiv i dy gjigantëve nga Ligue 1, Paris Saint-Germain dhe Monaco kurse për një kohë spekulohej se kërkohej edhe nga Arsenali.

Tani, Liverpool ka dalë si favorit për të siguruar shërbimet e tij.