Alves: Barcelona – PSG, ky do të jetë rezultati në Camp Nou

Dani Alves ka parashikuar ndeshjen e kthimit mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/02/2017 10:55

Mbrojtësi i Juventusit, Dani Alves beson se ish skuadra e tij Barcelona mund ta përmbys disavantazhin ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit në Camp Nou në kuadër të Ligës së Kampionëve. Skuadra franceze fitoi 4:0 në Parc des Princes.

Por, Alves beson se ish bashkëlojtarët e tij mund të realizojnë përmbysjen.

“Është shumë e vështirë por gjithmonë dua që ata të arrijnë sa më shumë që është e mundur”, deklaroi Alves për “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse dikush mund të realizojë një rikthim, janë makinat e Barcelonës”, u shpreh ai. Barcelona pret PSG-në në Camp Nou më 8 mars. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.