Alvaro Morata edhe zyrtarisht bëhet “blu” (FOTO)

Chelsea ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit Alvaro Morata.

Sport

21/07/2017 19:44

Spanjolli ka kaluar me sukses testet mjekësore, për t’iu bashkuar skuadrës kampione të Premierligës.

Në faqen zyrtare të Chelsea, shkruhet se 24 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka deklaruar Morata për faqen zyrtare të Chelsea.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm të bëhem pjesë e një klubi të madh. Dua të punoj shumë, të shënoj shumë gola dhe të fitoj trofe”./Lajmi.net/