Alternativë e mirë

Visar Ymeri u ka kërkuar qytetarëve të Gjilanit që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërsa Ismajl Kurteshi shpalosi programin 14 pikësh për këtë komunë.

Lajme

26/10/2013 15:51

Visar Ymeri u ka kërkuar qytetarëve të Gjilanit që ta votojnë alternativën Vetëvendosje, sepse siç thotë ai alternativë tjetër nuk ka.

Përveç PDK’së që drejton pushtetin lokal në Gjilan, akuzave të Ymerit nuk i ka shpëtuar as kandidati i LDK`së Lutfi Haziri.

Sipas tij, sa herë që i nevojiten votat në Kuvend, Hashim Thaçit, i drejtohet Lutfi Hazirit e jo siç ka thënë ai “shefit të shefave”.

Këto komente Ymeri i bëri në një tubim të mbajtur në Malishevë të Gjilanit . Ai ftoi të gjithë të pakënaqurit që më 3 nëntor të votojnë për ta ndryshuar gjendjen.

“Thaçit sa herë që i duhen vota në Kuvend, i drejtohet Lutfi Hazirit, e jo “shefit të shefave”, Adem Grabovcit. Kjo do të thotë se në Gjilan, janë dy PDK’sëë, dhe një i Vetëevndosje’s. Rrjedhimisht, në Gjilan me 3 nëntor, nuk ka zgjedhje, sepse nuk ka alternativë tjetër, përveç alternativës së Lëvizjes Vetëvendosje”.

Ndërsa kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga kjo Lëvizje, Ismajl Kurteshi shpalosi programin e tij prej 14 pikash me të cilat synon ta udhëheqë Gjilanin në katër vitet e ardhshme.

“Vetëvendosje do të udhëheq ndryshe, ndershëm, profesionalisht dhe me përkushtim. Vetëvendosje në Gjilan do ta luftojë dhe do ta mundë korrupsion, e korrupsion quajmë edhe zvarritjen e shërbimeve komunale”.

“Ne nuk premtojmë qindra miliona euro investime dhe mijëra vende pune, por garantojmë që buxhetin ekzistues do ta shpërndajmë në mënyrë proporcionale”.

“Investimet do të drejtohen në zhvillimin ekonomik, do t’i jepet ndihmesë bujqve në subvencionim, në sigurimin e tregut, heqjen e taksës, qiranë dhe reklamimin e produkteve te tyre”.