Alonso te Lazio, Biglia te Bayerni

Skuadra gjermane, Bayern Munich dhe ajo italiane, Lazio janë të gatshëm për të bërë një shkëmbim të papritur ndërmjet Xabi Alonso dhe Lucas Biglias.

Sport

20/06/2015 17:12

Lojtari i Lazios, Lucas Biglia ka tërhequr interesin e skuadrës së Real Madridit, pasi lojtari pëlqehet mjaft shumë nga trajneri i Los Blancos, Rafael Benitez.

Por, e përditshmja italiane, Corriere dello Sport, raporton se Lazio dëshiron që ta dërgojë Biglian te Bayerni, dhe në shkëmbim të tij, të marrë mesfushorin Xabi Alonson.

Kontrata e Alonsos me Bayernin përfundon në qershorin e vitit 2016, teksa ai shkoi te Bavarezët nga Real Madridi gjatë vitit të kaluar për një shumë prej 10 milionë euro.