Alonso: Tani, Barcelona është favorite

Mesfushori i Bayernit, Xabi Alonso ka thënë se Barcelona është favorite ndaj skuadrës së tyre, pasi lëndimet e Robbenit dhe Lewandowskit do të bëjnë diferencën në këtë përballje.

Sport

29/04/2015 17:24

Xabi Alonso ka thënë se Barcelona tashmë është favorite për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Pa Lewandowskin dhe Robbenin, Barcelona është një favorite e madhe”, tha Alonso për Marca.

“Sidoqoftë, nuk është mirë të thuhet kjo gjë pasi duhet të flitet më shumë në fushë”, përfundoi spanjolli.