Alonso synon rekordin e Seedorfit

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso është duke synuar të barazojë rekordin e Clarence Seedorfit, i cili është lojtari i vetëm që e ka fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra të ndryshme.

Sport

15/04/2015 17:39

Seedorf e ka fituar Ligën e Kampionëve me Ajaxin, Real Madridin dhe Milanin, ndërsa Alonso është duke synuar ta barazojë këtë rekord.

Spanjolli momentalisht e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve me dy skuadra të ndryshme, me Liverpoolin në vitin 2005 dhe me Real Madridin në sezonin e kaluar.

“Vetëm një lojtar ka arritur që deri tani ta fitojë Ligën e Kampionëve me tre skuadra të ndryshme: Seedorf”, tha Alonso për The Daily Telegraph.

“Natyrisht, një gjë e tillë është në mendjen time. Fundi i karrierës sime është afër. Nuk më kanë mbetur edhe shumë vite, por ky rekord është njëri nga synimet e mia”, përfundoi spanjolli.