Alonso, rekord i pikëve në F1

Fernando Alonso pothuajse humbi një tjetër garë me Sebastian Vettelin për titull të kampionit në Formula 1. Ngasësi i Red Bullit shënoi fitoren e pestë me radhë duke triumfuar në Japoni, në shtegun e Suzukas dhe është shumë pranë të rrëmbejë titullin e katërt të njëpasnjëshëm në Formula 1. Por, ka ngushëllim për spanjollin në…

Sport

13/10/2013 18:43

Fernando Alonso pothuajse humbi një tjetër garë me Sebastian Vettelin për titull të kampionit në Formula 1. Ngasësi i Red Bullit shënoi fitoren e pestë me radhë duke triumfuar në Japoni, në shtegun e Suzukas dhe është shumë pranë të rrëmbejë titullin e katërt të njëpasnjëshëm në Formula 1.

Por, ka ngushëllim për spanjollin në Ferrari. Me pozitën e katërt në Japoni, Alonso ka hyrë në histori si ngasësi me numrin më të madh të pikëve në Formula 1. Ai ka 1571 pikë, dhe tejkaloi legjendën Michael Schumacher, 1566.

Gjermani kishte grumbulluar më së tepërmi pikë sipas sistemit të vjetër, me përjashtim të tri vjetëve të fundit si ngasës, me Mercedesin, por është e vërtetë se spanjolli ka më tepër pikë se ai në sistemin e ri. Pas tyre vjen Vettel me 1351 pikë.

Ylli i Red Bullit ka realizuar të gjitha këto me sistemin e ri të pikëve. Kurse, pak më mbrapa gjendet Lewis Hamilton me 1074 pikë, i përcjell nga bashkëkombësi i tij britanik Jenson Button me 1059.