Alonso: Reali do të vuaj në ‘Allianz Arena’

Xabi Alonso e ka komentuar përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munich dhe Real Madrid.

Sport

23/04/2018 19:52

Mesfushori spanjoll që ka veshur fanellën e këtyre dy skuadrave ka thënë se Real Madridi do të vuaj në ‘Allianz Arena’, pasi Bayerni janë shumë si vendas.

”Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme, pavarësisht surprizave që kanë ndodhur në çerekfinale. Për këtë futbolli është emocionues. Bayerni janë shumë të fortë në Allianz Arena dhe Madridi do të vuajë”, ka deklaruar Alonso.

“Bayerni duhet të jetë i kujdesshëm nga goditjet e Madridit, pasi shënojnë gol nga një gjysmë rasti”, ka shtuar ai./Lajmi.net/