Alonso përfshihet në një aksident të rëndë në garën për Çmimin e Madh të Belgjikës

Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës ka nisur në mënyrën më të keqe për Fernando Alonson.

Sport

26/08/2018 16:26

Dy herë kampioni i Formula 1 ka pësuar një aksident të frikshëm në fillim të kësaj gare.

Piloti spanjoll është aksidentuar që në kthesën e parë, në një aksident ku janë përfshirë tre makina.

Pamjet e këtij aksidenti janë të frikshme, pasi makina e Alonso thuajse shkatërrohet totalisht, por për fat asnjë nga pilotët nuk pëson dëmtime të rënda.

Kujtojmë se kjo është pjesëmarrja e fundit e Alonsos në Çmimin e Madh të Belgjikës, pasi piloti spanjoll në fund të këtij sezoni do të pensionohet nga garat e Formula 1./Lajmi.net/

YouTube player