Alonso mbetet Madrilen

Xabi Alonso ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin deri më 30 qershor të vitit 2016, ka njoftuar gjiganti nga Santiago Bernabeu. Mesfushori spanjoll kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me nëntë herë kampionin e Evropës dhe kjo bëri që ai të zgjojë interesim nga shumë klube të mëdha të kontinentit,…

Sport

08/01/2014 19:45

Xabi Alonso ka vazhduar kontratën e tij me Real Madridin deri më 30 qershor të vitit 2016, ka njoftuar gjiganti nga Santiago Bernabeu.

Mesfushori spanjoll kishte hyrë në gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes me nëntë herë kampionin e Evropës dhe kjo bëri që ai të zgjojë interesim nga shumë klube të mëdha të kontinentit, përfshirë Juventusin.

Mirëpo, Alonso ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare duke konfirmuar të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Me marrëveshjen e re, reprezentuesi spanjoll do të përfitojë nga 4 në 6 milionë euro në sezon.

Alonso është një prej futbollistëve kryesor të Real Madridit i lavdëruar së fundmi edhe nga trajneri Carlo Ancelotti i cili e përshkroi si: “zëdhënësi im në fushë”.