Alonso: Kjo do të jetë finalja në Ligën e Kampionëve

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka thënë se dëshiron të kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampionëve ku shpreson të takohet me ish skuadrën e tij, Real Madrid.

Sport

01/05/2015 19:08

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka një dëshirë të madhe.

Ai shpreson që me gjigantin bavarez të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve, e atje të ndeshet me ish skuadrën e tij, Real Madrid.

“Ka mundësi të mëdha që kjo të ndodh. Shpresoj, do të ishte një lajm i mirë”, deklaroi Alonso për të përditshmen sportive madrilene “AS”.

“Duhet të fitojmë ndaj Barcelonës, të zhvillojmë lojëra të mira e të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh ai. Në gjysmëfinale, Bayern Munich ndeshet me Barcelonën kurse Real Madrid takohet me Juventusin.