Alonso gëzon Realin

Xabi Alonso nuk do të largohet nga Real Madrid, ka njoftuar menaxheri i tij, Inaki Ibanez. Ylli spanjoll është shumë i lumtur në Santiago Bernabeu.

Sport

15/05/2014 14:12

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Inaki Ibanez.

Së fundmi, qarkulluan spekulime se Alonso mund të braktis gjigantin madrilen pas përfundimit të këtij sezoni. Alonso kërkohet nga klube të mëdha evropiane përfshirë Juventusin, mirëpo ai duket se do të vazhdojë të jetë anëtar i Los Blancos.

“Kanë qarkulluar shumë spekulime në të kaluarën por Xabi Alonso do të mbetet ende në Madrid”, deklaroi Ibanez për Calciomercato.it.

“Ai është shumë i lumtur në Madrid, luan në një klub të madh si Reali. Andaj, nuk ekzistojnë dyshime rreth të ardhmes së tij”, u shpreh ai.