Alonso flet për përballjen Real Madrid -PSG

Real Madrid nuk do ta ketë problem ta kalojë sfidën e mrekullueshme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve ka thënë Xabi Alonso.

Sport

11/12/2017 16:24

Ish mesfushori spanjoll që ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, ka marrë pjesë në tërheqjen e shortit të Ligës së Kampionëve.

Alonso pas tërheqjes së shortit ka komentuar përballjen mes Real Madridit dhe PSG-së.

“Real Madridit i pëlqejnë sfidat e mëdha dhe ata do ta bëjnë këtë. Do të jetë një sfidë e mrekullueshme përballë Parisit”, ka deklaruar Alonso për UEFA-n, përcjell lajmi.net.

“Është një nga ato ndeshjet që vërtetë iu pëlqejnë, dhe dëshironi t’i shikoni në Bernabeu”.

“Është shumë e vështirë ta përcaktosh favoritin në këtë ndeshje, unë mbështesë Madridin”, ka shtuar Alonso./Lajmi.net/