Alonso: Ëndërroj të bëhem trajner i kësaj skuadre!

Viti 2017 solli shumë pensionime nga futbolli, të shumë emrave të mëdhenj.

Sport

11/01/2018 19:22

Në mesin e këtyre emrave, ishte edhe maestro i mesfushës, spanjolli Xabi Alonso, që vitet e fundit të karrierës i kaloi në Bundesligë, te Bayerni.

Pas largimit nga futbolli aktiv, Alonso tani po mendon të nisë zejen e trajnerit, dhe ëndrra e tij, është ta drejtojë Liverpoolin.

“Ëndërroj që një ditë të bëhem trajner i Liverpoolit. Të punoj me përkushtim dhe gjithë pasionin tim. Por derisa të vijë ajo ditë, unë duhet ta përgatis veten time”, ka deklaruar Alonso.

36 vjeçari spanjoll, ka qenë pjesë e Liverpoolit për pesë vite, duke regjistruar 143 paraqitje e duke shënuar 15 gola./Lajmi.net/