Alonso e Dante ndahen me Bayernin

Qendërmbrojtësi Dante dhe mesfushori Xabi Alonso mund të largohen nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

14/05/2015 15:52

Qendërmbrojtësi Dante pritet të largohet nga Bayern Munich, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, së bashku me të në shitje mund të përfundojë edhe mesfushori Xabi Alonso.

Ish anëtari i Real Madridit ka një rrogë të lartë dhe kryesia e gjigantit bavarez dëshiron të investojë në futbollistë të rinj, gjithnjë duke pasur kujdes me financat.

Andaj, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, ata do të largohen nga Allianz Arena për t’i hapur rrugë përforcimeve të reja.