Alonso: Barcelona – Bayern, ja kush është favorit

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso ka favorizuar Barcelonën për ballafaqimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2015 15:02

Mesfushori i Bayern Munichut, Xabi Alonso i ka dhënë Barcelonës epitetin e favoritit për ballafaqimin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo për faktin se skuadra bavareze ka humbur mesfushorin Arjen Robben për shkak të lëndimit, njësoj sikurse sulmuesin Robert Lewandowski.

“Pa Lewandowskin dhe Robbenin, Barcelona është më favorite”, deklaroi Alonso gjatë një konference për shtyp.

“Por, ata duhet ta dëshmojnë këtë në fushë”, u shpreh ai.