“Alo” zbulon numrin e serbëve që pritën Putinin në Beograd

Numër i madh i qytetarëve serbë dolën në rrugë gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

Lajme

18/01/2019 17:31

Portali serb “Alo” shkruan se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u prit në Beograd nga mbi 125 mijë qytetarë nga anë të ndryshme të Serbisë.

Putin të enjten qëndroi për vizitë në Beograd ku zhvilloi takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Ardhja e tij bëri që një numër i madh i qytetarëve të dalë në rrugë për t’i dhënë atij mirëseardhjen në Serbi.

Putin ka falënderuar Serbinë për mikpritje kurse Vuçiq sot ka thënë se qytetarët kanë dhënë shembull të përkryer duke mos shkaktuar asnjë incident gjatë vizitës së presidentit rus. /Lajmi.net/

YouTube player