Alo kryetar Shpendi, ku e qove e-kioskun e fushatës? (Foto/Video)

“Alo, kryetari ktu, veç deshta me provu a po funksion”. Kështu u shfaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një video selfie teksa po promovonte më shumë bujë e-kioskun në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës. Por, aparati digjital që u vendos tri ditë para zgjedhjeve nuk qëndroi më shumë së 24 orë në korridorin e Komunës.

Lajme

20/10/2017 15:49

Në rolin e një show meni, siç u paraqit për katër vite, Shpend Ahmeti u shfaqe edhe të enjtën në Komunën e Prishtinës. Me plotë maskaradë paraqiti investimin më të ri të Komunës së Prishtinës, e-kioksun për nxjerrjen e certifikatave. Por, ky aparat nuk qëndroi më shumë se 24 orë, në vendin ku Ahmeti ia preu shiritin, shkruan lajmi.net.

Agimi u shfaq i befasuar të premten kur nuk e gjeti aparatin të cilin ia prezantoi kryetari në një video selfie. “Ky është aparati se po du me nxjerrë një certifikatë të vendbanimit”, pyeti ai në korridor. “Nuk po punon, e kanë hequr se as qytetarët nuk po dinë me përdorë, bile askush nga stafi. Duhet trajnim për stafin tonë në mënyrë që tu ndihmojmë edhe qytetarëve ta përdorin”, ia ktheu një nga punëtorët e administratës atij.

Lajmi.net ishte të premten në objektin e Komunës, por nuk e pa aparatin digjital. E- kiosku qe dje u instalua, sot është largu sepse nuk po funksionon, dhe fotot të bëra më poshtë dëshmojnë se ai është larguar nga vendi që ishte vendosur. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni fotot të bëra sot dhe videon e Ahmetit.

Foto, 20.10.2017

22690242_10203794755867186_677013376_o

Foto nga video e Ahmetit

Video selfije e Ahmetit