Almeria befason Atletico Madridin

Ishte pritur të jetë një udhëtim i lehtë, por doli e kundërta. Atletico Madrid humbi në udhëtim te Almeria me rezultat 2:0. Lideri i La Ligës u gjunjëzua nga skuadra që lufton për mbijetesë, dhe disfata mund t’i kushtojë me humbjen e kryesimit, edhe pse vetëm me golaverazh inferior. Pjesa e parë nuk soli gola,…

Sport

08/02/2014 22:56

Ishte pritur të jetë një udhëtim i lehtë, por doli e kundërta. Atletico Madrid humbi në udhëtim te Almeria me rezultat 2:0.

Lideri i La Ligës u gjunjëzua nga skuadra që lufton për mbijetesë, dhe disfata mund t’i kushtojë me humbjen e kryesimit, edhe pse vetëm me golaverazh inferior. Pjesa e parë nuk soli gola, kurse edhe ajo e dyta shkoi njësoj deri në dhjetë minutat e fundit kur ndodhi e papritura.

Jose Antonio Verza kaloi vendasit në epërsi, kurse, pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, u akordua penallti në favor të Almerias, me ç’rast u përjashtua me karton të kuq portieri Daniel Aranzubia.

Verza shënoi nga penalltia duke e gjunjëzuar Atleticon dhe ia solli fitoren e madhe Almerias.

Në rast të fitores së Barcelonës kundër Sevillas të dielën, gjiganti katalan do të marr kryesimin falë golaverazhit më të mirë, por së bashku me Atleticon dhe Realin do të kenë nga 57 pikë.