Almeda publikon pamje nga shtëpia në mesnatë, ja çfarë bënte me Tolgën

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë çift shumë i komentuar në titujt rozë.

ShowBiz

23/04/2018 12:39

Almeda javët e fundit është angazhuar në drejtimin e spektaklit “Dancing with the stars”, shkruan lajmi.net.

Por, kjo gjë nuk e pengon bukuroshen, pasi çdo javë udhëton drejt Turqisë për të qenë pranë bashkëshortit.

Mbrëmë, Almeda ka publikuar disa video në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet duke u argëtuar me lojërat “3D” në shtëpi bashkë me Tolgën.

Derisa aktori po e filmonte, Almeda ishte përqendurar në lojë dhe po dëgjonte udhëzimet e tij, ndërsa nuk i bënte fare që ora kishte kaluar 3 të mëngjesit. /Lajmi.net/