Almeda dhe “Çënari” publikojnë momente intime nga Turqia

Almeda Abazi ka rrëmbyer vëmendjen e shtypit rozë.

ShowBiz

22/05/2018 12:14

Vitin e kaluar ajo është martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman i njohur për shqiptarët në rolin e tij si “Çënari”, shkruan lajmi net.

Ndërsa, këto ditë çifti ka pasur një mysafir të veçantë Ermal Mamaqin i cili është edhe bashkëpunëtor dhe mik i modeles ku në bazë të përshkrimit ata janë duke punuar në një projekt ndërkombëtar, mirëpo nuk kanë dhënë detaje të rëndësishme.

Almeda dhe Tolgahan janë një nga çiftet më të pëlqyera ku së fundmi ata kanë publikuar një video në Instastory teksa shkëmbejnë puthje me njëri-tjetrin.

Vlen të ceket se Almeda është nikoqire e shout “Dancing with the stars”. /Lajmi.net/