Almeda arrin në Tiranë, a po shoqërohet nga Tolga? (Foto)

Modelja shqiptare Almeda Abazi ka arritur në vendlindje, udhëtim ky që e ka paralajmëruar tash e sa kohë.

ShowBiz

19/06/2017 08:34

Me të shkelur në Tiranë, Almeda solli imazhet e para nga sheshi i qytetit, duke bërë të ditur se është rikthyer në vendlindje, shkruan lajmi.net.

Por, nuk dihet ende nëse në këtë udhëtim atë po e shoqëron edhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman.

Në një intervistë dhënë kohë më parë për një medie shqiptare, çifti deklaruan se shumë shpejt do të jenë në Shqipëri, por mbetet të shohim nëse kanë udhëtuar që të dy. /Lajmi.net/