Almeda arrin në Tiranë, a po e shoqëron Tolga? (Foto)

Modelja dhe aktorja shqiptare Almeda Abazi e cila jeton në Turqi, ka arritur për një vizitë në Shqipëri.

ShowBiz

21/08/2017 08:01

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman këto ditë kanë shijuar pushimet në bregdetin turk, shkruan lajmi.net.

Pas relaksit të pushimeve, Almeda ka vendosur të ndalohet për vizitë në Shqipëri, por nuk dihet nëse në shoqëri të saj është edhe Tolga.

Almeda kishte fotografuar pasaportën dhe biletën me të cilën udhëtoi drejt Shqipërisë, por nëse atë e ka shoqëruar Tolga mbetet të kuptohet në vazhdim. /Lajmi.net/