Almeda Abazi në lidhje me Paton

Futbollisti i njohur brazilian, Alexandre Pato, duket se është bërë me të dashur të re, dhe atë hië më pak se një bukuroshe dhe të famshme shqiptare. Kështu të paktën shkruajnë mediat turke, sipas së cilave, bukuroshja shqiptare, mjaft e njohur në Turqi, Almeda Abazi, e ka filluar një lidhje të re me futbollistin e…

ShowBiz

11/01/2014 13:06

Futbollisti i njohur brazilian, Alexandre Pato, duket se është bërë me të dashur të re, dhe atë hië më pak se një bukuroshe dhe të famshme shqiptare.

Kështu të paktën shkruajnë mediat turke, sipas së cilave, bukuroshja shqiptare, mjaft e njohur në Turqi, Almeda Abazi, e ka filluar një lidhje të re me futbollistin e Corinthiansit, të cilën tashmë ajo nuk e fsheh.

Madje, Almeda e ka shprehur dashurinë që ndien ndaj ish futbollistit të Milanit përmes rrjetit social, Instagram. “Tani po, të dua edhe më shumë Pato”, ka qenë komenti i saj, i shoqëruar me fotografinë e përfaqësuesit brazilian.

24 vjeçari ia ktheu asaj me një koment, me një buqëzeshje, ndërsa Almeda me disa puthje ka rikomentuar. Pato së fundmi ishte në lidhje me Barbara Berlusconin.

Ai dhe bukuroshja shqiptare ishin takuar në Itali, para se lojtari të shkonte në Brazil e aktorja në Turqi për të jetuar. Abazi njihet për rolin e saj që e luajti në serialin ‘Muhtesem Yuzyul’ me rolin e Naze Hatun, me një fund tragjik, pasi hidhet nga ballkoni i ndërtesës dhe vdes. Ajo ka luajtur në 12 episode.