Alma LDKama

Alma Lama kalon në radhët e LDK'së. Në një komunikatë të lëshuar nga LDK, bëhet e ditur se deputetja Lama që nga sot do të jap kontributin e saj në radhët e Grupit Parlamentar të LDK'së në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

27/10/2013 14:12

Deputetja Alma Lama nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me këtë Lama kalon nga statusi i deputetes së pavarur në përfaqësuese të LDK-së në Kuvend të Kosovës.

“Ajo u bë kësisoj pjesë e rrugëtimit tonë të fuqishëm drejt fitores së madhe, fillimisht nëpër komuna të Kosovës dhe më pas në gjithë Kosovën”, thuhet në një komunikatë të LDK-së.

“Deputetja Lama do ta japë kontributin e saj të mëtejmë si anëtare e Grupit Parlamentar të LDK-së, duke ndikuar në forcimin e mëtejmë të këtij grupi dhe, përmes tij, në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së mirëfilltë në jetën institucionale e politike në Kosovë”.

Inkuadrimi i Lamës në Kuvendin e Kosovës në pozitën e deputetes u pas zgjedhjeve të fundit parlamentare ku ajo konkurrojë si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.