Alma Lama si frymëzim për pagëzimin e vajzës së familjes Hajrullahu

Përpos një qifti, që i ka vënë emrin vajzës së tyre Nisma, emër ky edhe i partisë më të re në Kosovë, asaj të Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, edhe dikush tjetër është inspiruar nga emrat e politikanëve.

Lajme

09/05/2014 00:39

Është Alma Lama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që i ka dhënë zemër dy prindërve të ri që vajzën e tyre ta pagëzojnë me emrin e saj, njofton KP.

Familja Hetemi nga Ferizaj, i ka kumtuar vetë deputetes Lama në rrjetin social Facebook se ata e kanë pagëzuar vajzën e saj me emrin Alma, në shenjë mirënjohje dhe solidarizimi për qëndrimin e drejtë, siç thonë këta prindër, në mbrojtje të identitetit tonë kombëtar.

“Duke qenë se Alma ka lindur në mërgatë dhe duke qenë se mërgata jonë ka qenë dhe është veçmas e ndjeshme në identitetin rilindës kombëtar shqiptar, pagëzimi për Almën është në vijën e formimit tonë kombëtar si familje”, kanë shkruar prindërit Gëzim e Shyhrete Hajrullahu.

E këta dy prindër, po ashtu i kanë uruar deputetes Lama suksese në jetë e familje, e mbi të gjitha edhe në kauzën kombëtare.

Në anën tjetër, tashmë ish-deputetja Alma Lama i ka uruar jetë të gjatë vajzës së pagëzuar me emrin e saj.

/KosovaPress/