Alma Lama kërcënohet me vrasje nga një komentues në FB

Deputetja e LDK-së ka marrë një kërcënim me vrasje në profilin e saj në Facebook nga ana e një komentuesi. 

Lajme

30/09/2014 21:34

Lama pas publikimit të artikullit “Qeveria turke po e financon radikalizmin islam në Kosovë!”, në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka marrë kërcënime me vrasje.

Ka qenë njëri prej komentuesve ai i cili e ka kërcënuar deputeten Lama me vrasje, e ky kërcënim nuk është i pari për të, pasi që vetë Lama ka deklaruar se publikisht është kërcënuar shumë herë.

Deputetja Lama, për shkak të daljes publike kundër islamit radikal, shpesh herë është kërcënuar me vrasje, dhe pë këtë arsye ajo është dashur të angazhojë edhe sigurim privat.