Alma Lama: Humbën zgjedhjet, tash e duan pushtetin me dhunë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alma Lama thotë se nuk është vështirë të shkatërrosh, por të ndërtosh.

Lajme

25/01/2015 10:18

Ish-deputetja e Vetëvendosjes kritikon ish-kolegët e saj, duke shkruar se ata që sulmojnë institucionet, po e bëjnë për ta marrë pushtetin me dhunë, pasi kanë dështuar me vota.

“Nuk eshte veshtire te shkaterrosh, por te ndertosh. Ata qe sulmojne institucionet me dhune, nuk mund ta ruajne as Trepcen, as Kosoven,

Ata qe sulmojne institucionet po e bejne per ta marre pushtetin me dhune, pasi kane deshtuar me vota.

Hipokrizia eshte me e madhe sepse nuk u protestua asnjehere ndaj atyre qe deshen ta cojne Trepcen ne falimentim, me date 2 shkurt. Kuvendi votoi per ta ndalur falimentin dhe nderkohe per te gjetur zgjidhje.

Edhe shfrytezimi politik i nenave gjakovare eshte i turpshem!”, ka shrkuar Lama.