AllWeb, bota e marketingut dixhital

Për të dytin vit, AllWeb zhvillon konferencën unike, duke mirëpritur folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital. Ky event i jashtëzakonshëm, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri do të organizohet më 12 tetor.

Auto & Tek

21/09/2017 17:20

“Ne do të donim që kompanitë, organizatat dhe sipërmarrësit tanë të dëgjonin se si kolegët e tyre nga tregjet ndërkombëtare dhe rajonale po integrojnë marketingun dixhital me strategjitë e tyre të biznesit. Në faqen e internetit të konferencës allweb.al ne kemi vënë në dispozicion biletat “early birds”, në mënyrë që të mund të plotësojmë nevojat e të gjitha kompanive, organizatave dhe individëve që duan të bashkohen me ne më 12 tetor,” – tha Gerti Boshnjaku, themelues i New Media Communications, agjencia që organizon eventin në Shqipëri.

Më shumë se 200 pjesëmarrës priten këtë vit, ndër të cilët menaxherë marketingu, përfaqësues të agjencive të marketingut dhe PR, menaxherë drejtues të lartë, sipërmarrës madje edhe studentë.

“Ne synojmë të zgjerojmë gamën e temave që do të diskutohen këtë vit, duke patur parasysh reagimet pozitive që morëm nga pjesëmarrësit vitin e kaluar”, – shton Boshnjaku. “Rendi i ditës është menduar mirë dhe folësit janë zgjedhur në mënyrë që secili pjesëmarrës të ketë të preferuarin e tij”. /Lajmi.net/