Allegri zbulon vendimin e ri për Bonuccin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë një vendim të ri për mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Sport

24/02/2017 12:14

Massimiliano Allegri ka marrë një vendim të ri për mbrojtësin Leonardo Bonucci.

Trajneri i Juventusit ka konfirmuar se ylli italian do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme kundër Empolit në Serie A, të shtunën.

Bonucci ishte në tribuna kundër Portos pas përplasjes me Allegrin.

Por, Allegri ka vendosur ta rikthejë në ekip, përcjell “lajmi.net”.

“Leonardo Bonucci është futbollist i rëndësishëm. Ai ka kërkuar falje dhe gjithçka ka marrë fund”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6