Allegri zbulon tri mungesat e Juventusit ndaj Cagliarit

Mattia De Sciglio, Gianluigi Buffon e Juan Cuadrado nuk janë në dispozicion ndaj Cagliarit.

Sport

05/01/2018 12:54

Juventus nuk do të jetë i kompletuar në duelin ndaj Cagliarit, ka njoftuar trajneri Massimiliano Allegri.

“Mattia De Sciglio, Gianluigi Buffon e Juan Cuadrado nuk janë në dispozicion ndaj Cagliarit. Claudio Marchisio? Do të shohim”, deklaroi Allegri në konferencë për media.

Juventus takohet me Cagliarin në duelin e tyre të parë në Serie A për vitin 2018. /Lajmi.net/