Allegri zbulon synimin e tij

Trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri, ka bërë të ditur se çfarë dëshiron në të ardhmen e tij.

Sport

12/11/2018 20:16

Pasi fitoi çmimin trajneri i vitit në Itali, për të dytin vit radhazi, trajneri ka bërë të ditur se dëshiron që në Juventus të qëndrojë për një kohë të gjatë.

“Falenderoj stafin tim që më largojnë nga presioni i madh dhe më lënë të plakem më ngadalë” ka thënë Allegri duke pranuar çmimin, transmeton lajmi.net.

“Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Tani reflektoj më shumë. Vitet e mia në Serie A më kanë dhënë eksperiencë dhe më kanë ndihmuar të rritem” ka vazhduar italiani.

“Synimi është të fitojmë titullin e tetë radhazi dhe Ligën e Kampionëve. Sa i përket “Scudettos”, duhet kemi kujdes nga Napoli dhe Inter” ka përfunduar Allegri.

Juventus këtë fundjavë mposhti me sukses Milanon, me dy gola epërsi (2:0). /Lajmi.net/