Allegri zbulon risinë në formacionin e Juventusit ndaj Fiorentinës

Federico Bernardeschi do të luajë në sulmin e Juventusit për ndeshjen e ardhshme ndaj Fiorentinës.

Sport

08/02/2018 12:33

Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se Federico Bernardeschi do të luajë në sulmin e Juventusit për ndeshjen e ardhshme ndaj Fiorentinës.

Reprezentuesi italian do të jetë titullar te “Bianconerët” në ballafaqimin me ish skuadrën e tij, përcjell “lajmi.net”.

“Nesër do të luajë Federico Bernardeschi. Tifozët e Fiorentinës do ta vërshëllejnë sepse luan në Juventus dhe duan t’i krijojnë telashe, por ai është i qetë”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/