Allegri zbulon nëse Ronaldo e Dybala do të luajnë ndaj Bolognas

Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për media para ndeshjes mes Juventusit dhe Bolognas në Serie A.

Sport

25/09/2018 12:26

Massimiliano Allegri ka përfunduar konferencën për media para ndeshjes mes Juventusit dhe Bolognas në Serie A.

Trajneri i “Bianconerëve” nuk ka në plan ta pushojë Cristiano Ronaldon.

Ai po ashtu ka konfirmuar se Paulo Dybala do të luajë sërish nga minuta e parë”.

“Cristiano Ronaldo do të luajë nga minuta e parë ndaj Bolognas”, deklaroi Allegri, përcjell “lajmi.net”.

“Paulo Dybala do të luajë nga fillimi ndaj Bolognas, është në gjendje të mirë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/