Allegri zbulon nëse do të bëhet trajner i Arsenalit

Massimiliano Allegri ka mohuar spekulimet rreth emërimit në postin e trajnerit të Arsenalit.

Sport

22/04/2017 13:55

Massimiliano Allegri ka insistuar se është i lumtur në Juventus pas spekulimeve se mund t’i bashkohet Arsenalit.

Allegri është përmendur si kandidat për pasardhës të Arsene Wenger në bankinën e “Gunners”.

Por, ai ka thënë se është i lumtur në Torino, përcjell “lajmi.net”.

“Kam kontratë në Juventus dhe jam i lumtur këtu. Prioriteti është ta përfundojmë sezonin me tituj”, deklaroi Allegri. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy