Allegri zbulon emrin e zëvendësuesit të Buffonit te Juventus

Wojciech Szczesny do të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit, sipas trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Sport

02/01/2018 13:35

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka theksuar se Wojciech Szczesny do të jetë zëvendësues i Gianluigi Buffonit.
Buffon do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe, Allegri ka theksuar se polaku do të jetë pasardhës i tij te “Bianconerët”.
“E kam thënë dhe e përsëris: Wojciech Szczesny është pasardhës i Gianluigi Buffon. Juventus ka bërë një përforcim të madh me ardhjen e tij”, deklaroi Allegri në konferencë për media. /Lajmi.net/