Allegri thyen heshtjen, zbulon si do të luajë Ronaldo

Massimiliano Allegri ka lavdëruar klubin për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Sport

11/07/2018 12:12

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka lavdëruar klubin për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.
Ai po ashtu ka thënë se sulmuesi portugez do të luajë si gjithmonë në kërkim të golit.
“Besoj se klubi dhe presidenti kanë bërë diçka të jashtëzakonshme për Juventusin dhe futbollin italian”, deklaroi Allegri për “Sky Sport”, përcjell “lajmi.net”. 
“Si do të luajë Cristiano Ronaldo? Siç ka bërë gjithmonë, duke u munduar të shënojë gol”, u shpreh ai. /Lajmi.net/