Allegri: Sezoni ka filluar tani – Lajmi.net
Allegri: Sezoni ka filluar tani
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 15:00, 11 January 2019
Massimiliano Allegri nuk mendon se skuadra e tij e ka siguruar titullin e kampionit në Serie A.

Përkundrazi, italiani beson se sezoni veç sa ka filluar dhe duhet japur maksimumi në secilën ndeshje.

Juventus do të rikthehet për ndeshjen e parë të 2019, në kuadër të “Kupës së Italisë”, kundër Bologna.

“Do të luajmë vetëm një ndeshje, pa mundësinë e ndeshjes së dytë, kundër një Bologna që do të japë maksimumin” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp, transmeton lajmi.net.

“Që nga nesër deri më 1 qershor duhet të luajmë për sezonin kështu që duhet të japim performanca serioze”  ka thënë tutje trajneri.

“Pres shumë nga Dybala, sikur ka bërë deri tani. Ai është shumë i mirë” ka thënë ndër të tjerash Allegri.

Juventus konsiderohen favoritët absolut për titullin e Serie A, Kupën e Italisë si dhe Superkupën.

Skuadra e Allegrit duket sikur nuk ka kundërshtar të denjë në futbollin italian. Ata janë lider në Serie A me 9 pikë më shumë se vendi i dytë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO