Allegri: Reali skuadër favorite në finale

Massimiliano Allegri beson se Real Madrid janë favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Sport

02/06/2017 18:25

Juventus nesër (e shtunë) e zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, në qytetin e Kardifit.

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencë për shtyp ka deklaruar se skuadra e Zinedine Zidane, është favorite për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

“Dua ta përsëris se Reali është favorit, ata janë kampionët aktual të kësaj gare. Por ne jemi të qetë dhe kemi punuar gjithë sezonin për këtë ditë”, deklaroi Allegri./Lajmi.net/