Allegri: Reali luan me 11 futbollistë

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar shortin e gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve ku skuadra e tij u përcaktua si kundërshtar i Real Madridit.

Sport

24/04/2015 15:07

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk ka frikë nga ballafaqimet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ai pranon se skuadra e tij nuk do ta ketë lehtë, por insiston se do të luajnë në nivel të barabartë me kundërshtarin.

“Kampion në fuqi, me një stadium gjigant dhe një prej trajnerëve më fitues në Evropë. Por, do të luajmë me 11 futbollistë sikurse ne”, shkroi Allegri në profilin e tij në rrjetin social Twitter.