Allegri: Pogba do të mungojë edhe në ndeshjen kthyese

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se Paul Pogba do të mungojë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Monacos.

Sport

13/04/2015 21:36

Allegri ka konfirmuar se Pogba është ende i lënduar dhe do të jetë jashtë çerekfinales së Ligës së Kampionëve në dy ndeshje.

“Duket e pamundur që Pogba do të jetë gati për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve ndaj Monacos”, tha Allegri.

“Barzagli dhe Pirlo janë në formë të mirë ashtu si Tevez dhe Buffon, të cilët janë rikuperuar nga lëndimet e tyre”, përfundoi Allegri.