Allegri para ndeshjes me Man Utd: Do të jetë e vështirë

Massimiliano Allegri ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Manchester United.

Sport

22/10/2018 20:25

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Ligën e Kampionëve, përkatësisht grupin H, shkruan lajmi.net.

Trajneri i juventinëve mendon se ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Do të jenë dy skuadra që kanë lojtarë të rëndësishëm. Ndeshja e nesërme do të jetë test i rëndësishëm për ta” ka thënë Allegri.

“Nesër do të jetë ndeshje e vështirë. Ata janë skuadër e përgatitur fizikisht dhe ne do të luajmë futboll teknik dhe të saktë.

Gjithashtu Allegri ka komentuar edhe mungesën e Mandzukic.

“Edhe para lëndimit kam planifikuar të startojë pa Marion. Do të luajm me katër në mbrojtje, kurse në mesfushë duhet barazuar me numra” ka përfunduar italiani.

Ndeshja mes Juventus dhe Manchester United luhet nesër me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/