Allegri: Nuk jemi duke menduar ende për Realin

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka insistuar se skuadra e tij ende nuk është duke menduar për takimin e madh kundër skuadrës së Real Madridit.

Sport

28/04/2015 16:50

Allegri ka thënë se Juventusi është duke shikuar që të sigurojë sa më shpejtë titullin e Serie A, duke thënë se ende nuk është duke menduar për takimin kundër Real Madridit.

“Ne ende nuk jemi duke menduar për Real Madridin. Ne duhet të përgatitemi sa më mirë që mundemi për takimin ndaj Fiorentinës”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne dëshirojmë të marim tre pikë, duke mbetur kështu vetëm një pikë larg titullit të Serie A”, përfundoi Allegri deklaratën e tij në konferencë për shtyp.