Allegri nuk e mohon transferimin e Cassanos

Trajneri i Juventusit,k Massimiliano Allegri nuk ka dashur të refuzojë një mundësi për të transferuar ish-sulmuesin e Parmës, Antonio Cassanon.

Sport

27/01/2015 18:04

Cassano është larguar në mënyrë të befasishme nga skuadra e Parmës, dhe tashmë ka mbetur pa skuadër të re.

Sidoqoftë, trajneri i Juventusit, Allegri nuk ka mohuar një transferim të mundshëm të tij gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Unë nuk flas për lojtarët e skuadrave tjera, ndërsa Cassano momentalisht nuk është lojtar i ndonjë skuadre tjetër”.

“Cassano është lojtar që e kam stërvitur te Milani dhe ishte njëri nga kryesorët. Do të shohim për ndonjë mundësi përpara se të bëjmë diçka”, përfundoi Allegri deklaratën e tij në konferencë për shtyp.