Allegri: Nuk e kam lënë këtë lojtar të largohet nga Juve

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka penguar largimin e Zazaz nga Zonja e Vjetër.

Sport

14/02/2016 10:55

Massimiliano Allegri nuk e ka lënë sulmuesin Simone Zaza të largohet nga Juventusi në janar.

“E kam bllokuar Zazan në janar. Gjithashtu edhe lojtarët tjerë që ishin afër të largohen”, ka njoftuar italiani.

Zaza kishte oferta nga Premierliga, përkatësisht skuadrat si West Ham, Watford dhe Crystal Palace.

Italiani u tregua vendimtar për Juventusin në ndeshjen ndaj Napolit, duke e shënuar golin e fitores