Allegri: Nuk dua të takohem me këto dy ekipe në shortin e Ligës së Kampionëve

Massimiliano Allegri ka thënë se nuk dëshiron të ndeshet me Real Madridin dhe Barcelonën në fazën tjetër të garës.

Sport

15/03/2018 10:11

Massimiliano Allegri ka dy skuadra me të cilat nuk dëshiron të takohet në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Juventusit ka thënë se nuk dëshiron të ndeshet me Real Madridin dhe Barcelonën në fazën tjetër të garës.

“Real Madrid dhe Barcelona janë dy skuadrat me të cilat nuk dua të takohemi në short”, deklaroi Allegri pas fitores ndaj Atalantas në Serie A, përcjell “lajmi.net”.

Shorti do të tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00. /Lajmi.net/