Allegri në histori të Juventusit

Massimiliano Allegri ka përqindjen më të lartë të fitoreve nga të gjithë trajnerët në Juventus.

Sport

08/11/2017 09:05

Massimiliano Allegri ka shënuar 128 fitore në 183 ndeshje si trajner i Juventusit.

“Corriere dello Sport” raporton se Allegri ka mesatare të fitoreve më rë lartë se të gjithë ish trajnerët e skuadrës nga Torino.

Antonio Conte e kishte 67.5 për qind, Fabio Capello me 64.7, Marcelo Lippi me 56.1 dhe Giovanni Trapattoni me 53.5, përcjell “lajmi.net”.

Statistika dhe numra rekord që e ngjitin Allegrin në pozitën e parë në histori të Juventusit. /Lajmi.net/